Qark & Qarkull

Hyrje » Postime të etiketuara me 'Përthim'

Arkiva Etiketash: Përthim

Snobët e kulturës

Snobët e kulturës

Pierluigi Battista

demokracia kulturoreMë parë akuzonin romanet, sot videolojrat dhe tabletët. Por progresi është një osmozë

Mario Vargas Llosa, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të shenjë dhe, me meritë, më të njohur, disa shekuj më parë do të ishte konsideruar një shkrimtaruc që ka qëllim minimin e pastërtisë së Kulturës së Madhe. Në librin e vet të fundit La civilta dello spettacolo (Einaudi) Vargas Llosa shkrepëtin kundër ligësive të kulturës së masës, tall atë tërësi zakonesh të degraduara që përkufizojnë në mënyrë apokaliptike demokracinë kulturore të përbërë “ekskulzivisht nga filma, programe televizive, videolojra, koncerte rrok, pop dhe rrep, video dhe tablet”. Praktikisht kolegët e tij romancierë në Europën e Tetëqindës konsideroheshin në të njëjtën mënyre: disa dështakë, sabotatorë të qytetërimit tonë. Ndryshojnë shenjestrat e sharjeve, por ankesa mbi shëmtitë e demokracisë kulturore, ajo nuk ndryshon kurrë. (më tepër…)