Hyrje » Natyra Njerëzore
Arkiva Kategorie: Natyra Njerëzore
Liberali kundër “komisarit të vogël politik të feminizmit radikal”
Liberali kundër “komisarit të vogël politik të feminizmit radikal”
nga Nicoletta Tiliacos (Il Foglio)
Sa për të përgënjeshtruar ata që shikojnë vetëm “ripërtypje reaksionare” në lëvizjen franceze kundër “Abcd de l’égalité” (Abcd-së së barazisë) – programi shkollor i futur këtë vit në shkollat parësore nga ministri i Edukimit Vincent /Pellion – një nga kritikat më të përpikta të nismës vjen nga një intelektual, dyzetëetetë vjeçari Eric Deschavanne, docent Filozofie në Paris IV Sorbonë, që kështu, pak përket me karikaturën e “vandeanit*”, i rreshtuar një vit më parë, në favor të ligjit Taubira që futi martesën gay. Sot është ai, liberali Deschavanne, që nga webfaqja Atlantico.fr akuzon Pelion-in se “ka futur duart në një nismë instrumentalizimi ideologjik të shkollës që përbën një atentat ndaj idealit republikan të laicitetit”.
“Shkolla – shkruan Deschavanne – është një e mirë e përbashkët që ministri i Edukimit kombëtar ka detyrën e shenjtë të mbrojë nga uria e ideologëve që shikojnë në të vetëm një instrument që mundëson të vepruarit mbi shpirtrat për të transformuar shoqërinë”. Kështu, nuk është e pranueshme “që mazhorancat që pasojnë njëra-tjetrën të përvetësojnë shkollën duke kërkuar të imponojnë vizionin e tyre të shoqërisë”, ndërsa është çka ka bërë Pellion-i, duke e vendosur “shkollën në shërbim të një sulmi ideologjik të tërthortë vatra e zjarrit të të cilit është feminizmi radikal që prosperon në brendësi së ministrisë së të Drejtave të grave ( e cila, për të qenë të saktë, themelohet mbi një stereotip seksist autentik, ai i “seksit të dobët” që do të duuhej të mbrohej nga vetvetja)”.
Në mbështetje të gjykimit të vet, Deschavanne fton me qenë pertinent me tekstet zyrtare, në veçanti me “konvencionin ndërministror” nga i cili ka fillesë projekti i “Abcd-së së barazisë”. Nuk bëhet fjalë që të veprohet mbi të drejtat, tashmë të garantuara nga fakti se “vajzat futen në të njëjtat programe, në të njëjtat klasa dhe në të njëjtat shkolla të djemëve. Dhe as nuk mund të jetë një çështje barazie të mundësive: vajzat, në të gjitha nivelet, tashmë dalin më mirë se djamtë”.
Por burrokratit në humor korrektimi të ndërgjegjjeve nuk i mjafton, dhe paralajmëron: “paradoski është i njohur: vajzat kanë rezultate shkollore më të mira por zgjedhjet e tyre të orientimit mbeten tepër tradicionale dhe shumë shpesh të kufizuara në pak sektorë aktiviteti”. Thënë me fjalë të tjera, shkruan Deschavanne, “pabarazia qëndron në përdorimin e keq që vajzat bëjnë me lirinë e tyre!”. Është kështu që, me pretendimin e rrëzimit të stereotipave gjinore, propozohet një stereotip i madh sa një pallat, duke i prezantuar gratë “si viktima të vet-diskriminimeve, të diskriminimeve për të cilët janë përgjegjëse ato vet”. Me paradoksin që “pretendohet të përkufizohet a priori çka duhet të jetë përmbajtja e lirisë së zgjedhjes së individëve”. Në vizionin e ministrave Peillon dhe Vallaud-Belkacem (Të Drejtat e grave), e derdhur në groteskun “Abcd të barazisë”, “çdo grua e re që nuk i konformon zgjedhjet e veta të orientimit dhe të karrierës me modelin zyrtar të gruas së emancipuar trajtohet si viktimë e stereotipave të pandërgjegjshëm seksistë”. Deschavanne lëndon: “feminizmi qeveritar pushon mbi një ide të thjeshtë: paragjykime dhe stereotipa seksistë, të ankoruar në të pandërgjegjshmen kolektive, janë burimi i diskriminimeve dhe, për këtë, duhen luftuar që nga mosha më e butë”. Asgjë dhe askush nuk mund të refuzojë, nëse i referohemi tekstit të konvecionit ndërministror, që reciton kështu: “Praktikat e zakonshme në klasë përbëjnë shpesh fenomene seksiste, pa domosdoshmërinë që për to jenë të ndërgjegjshëm mësuesit, bashkësia e aktorëve të edukimit, nxënësit dhe familjet e tyre.”
Por, asnjë frikë. Të vetmit që bëjnë përjashtim janë feministët e qeverisë, të lëshuar në detyrën titanike të “të psikanalizuarit të mësuesve dhe edukuarit të fëmijëve, për të ndërhyrë drejtëpërdrejtë në mënyrën e të jetuarit dhe të menduarit”. Prej liberali të mirë, Deschavanne kujton se “në përgjithësi, ideja se mund të ndryshohen traditat me dekret, duke kundërshtuar ndikimin e familjes dhe të shoqërisë, është një iluzion. Nuk ia kanë dalë as liderët më totalitarë”. Shton edhe se “disa orë ‘dekonstruksioni’ të stereotipave gjinore nuk do të jenë të rrezikshme për fëmijët” dhe se pasojat më patëkeqe të operacionit i përkasin humbjes së besueshmërisë së shkollës franceze: “Pohimet e Peillon-it nuk duken të diktuara nga nevojat e funksionit të saj por nga vokacioni prej komisari të vogël politik të feminizmit radikal”.
- [I rajonit francez të Vandeas. Reaksionari i përbetuar. Klerik. Etj.]
Përktheu: Robert Haku