Qark & Qarkull

Hyrje » Demokracia

Arkiva Kategorie: Demokracia

Rikthimi i neokonservatorëve

Rikthimi i neokonservatorëve

Luca Tolu (theFielder.net)

neoconNë këto javë, në Shtetet e Bashkuara, nën influencën e ndjesive të ngjallura nga lirimi i Ukrainës dhe nga aneksimi rus i Krimesë, u zhvillua një debat i pasur rreth vizionit më të gjerë të politikës së jashtme. Një diskutim i përmbledhshëm përreth pyetjes së shtruar nga Henry Kissinger: “A e dimë ku po shkojmë?”. Në editorialin e vet të gjatë tek Washington Post-i, ish Sekretari i Shtetit ftoi Shtëpinë e Bardhë të mos e përballojë me kokë të ulur ariun rus, duke deklaruar kundërshtinë e vet ndaj hyrjes së Kievit në Aleancën Atlantike.

Të përjetshmit Kissinger i bëri eko pozicioni i shumë-diskutuar i libertarëve i përmbledhshëm rreth pozicioneve të senatorit Ron Paul, që ftoi administratën Obama të kthehej nga ana tjetër, duke ua lënë rusëve drejtimin e një çështjeje që nuk u përket amerikanëve. Në pak fjalë, “të çinteresohesh” apo “të heqësh dorë” nga vlerat morale në ushtrimin e politikës së jashtme. Pra izolacionizëm apo realizëm, dy doktrina rrallëherë në harmoni mes tyre, por që përmbledhin, së bashku, atë që më shumë veçohet nga një konjicion i tretë, edhe ky i brendshëm ndaj Partisë Republikane: ai i neokonservatorizmit. (më tepër…)

Snobët e kulturës

Snobët e kulturës

Pierluigi Battista

demokracia kulturoreMë parë akuzonin romanet, sot videolojrat dhe tabletët. Por progresi është një osmozë

Mario Vargas Llosa, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të shenjë dhe, me meritë, më të njohur, disa shekuj më parë do të ishte konsideruar një shkrimtaruc që ka qëllim minimin e pastërtisë së Kulturës së Madhe. Në librin e vet të fundit La civilta dello spettacolo (Einaudi) Vargas Llosa shkrepëtin kundër ligësive të kulturës së masës, tall atë tërësi zakonesh të degraduara që përkufizojnë në mënyrë apokaliptike demokracinë kulturore të përbërë “ekskulzivisht nga filma, programe televizive, videolojra, koncerte rrok, pop dhe rrep, video dhe tablet”. Praktikisht kolegët e tij romancierë në Europën e Tetëqindës konsideroheshin në të njëjtën mënyre: disa dështakë, sabotatorë të qytetërimit tonë. Ndryshojnë shenjestrat e sharjeve, por ankesa mbi shëmtitë e demokracisë kulturore, ajo nuk ndryshon kurrë. (më tepër…)