Qark & Qarkull

Hyrje » Antropologji

Arkiva Kategorie: Antropologji

Është biopolitika, bukuroshe

Është biopolitika, bukuroshe

Kur gjithçka është e ndërlikuar, dalin thjeshtëzuesit e mëdhenj. Propagandistë të indinjatës, teorikë të shumësive, filozofë të diferencave. Ngërçet verbale të politikës në gjendjen e vet të gaztë.

Intelektuali i të sotmes, që nuk arrin më të përkufizohet dhe dyshon për ekzistencën e vet, eksperimenton një formë frustracioni krejt të re: nuk di ç’të mendojë dhe i mungojnë (shpëtojnë) mjetet për ta bërë.

Meriton mirëkuptim, i gjori intelektual. Të moskuptuarit asgjëkafshë është ç’ka mund t’i ndodhte më së keqi. Përballë globalitetit të globalizimit, do të duhej të ishte i aftë për një ndërgjegje po aq globale, por kjo është mbi forcat e kujtdo. (më tepër…)