Hyrje » Demokracia kulturore
Arkiva Kategorie: Demokracia kulturore
Letër Kadaresë
Letër Kadaresë
nga Alfred Lela

Alfred Lela
Ismail Kadaresë i kanë nisur letër javën e shkuar. E shkruar prej Nasho Jorgaqit, letra dhe as mëtimi i saj nuk të jep arsye të mjafta për t’u ndalur; jo se nuk është e habitshme dhe shqetësuese, por se ngjan si pushkë e vjetër nga një tjetër frëngji. Vajtim i dëgjuar domethënë.
Motivi i qëndisur me dogmë socrealiste dhe i paraqitur si analizë teksti, më shumë se kritikë e kulluar ishte një biçak i vogël qejfmbetjeje rrethuar me helm. Në të kundërt, ajo letër të fton për t’i ikur rastit dhe për të studiuar vazhdën apo kontekstin.Vazhda është numri jo i vogël i ‘denoncimeve’ ndaj mjeshtrit të letrave shqipe, i pranuar botërisht si një prej të mëdhenjve të letërsisë universale. Radhitja e këtyre fletërrufeve do donte kohë, por as nuk është nevoja e saj, duke qenë se çdo gjë që lidhet me shkrimtarin bëhet menjëherë dijeni publike. Skizofreninë e denoncimeve e përmbledh më së miri një shkrim i paradokohëve i Arben Kallamatës i cili shpallte, pak a shumë, se ‘erdhi shtatori muaji i sulmit kundër Kadaresë.’ Sepse çdo shtator zhvillohen, si me thënë, eliminatoret e Finaleve të Botërorit të Nobelit.Pse, megjithatë, ka kaq shpesh, e kaq shumë fort sulme ndaj një shkrimtari kryesisht me mantelin e demiurgut, i cili me ngulm i reziston kërkesës për t’u futur në arenën e debatit politik të ditës në Tiranë (debat mbi literaturën nuk ka). Gazetarët e dinë fort mirë këtë ngaqë më shumë se njëherë, buzëvarur kanë marrë mohime pas kërkesave për prononcime apo intervista ndaj shkrimtarit. Nëse, në ngut e sipër, a në mosdëshirë për t’u thelluar, ia mveshim antikadareadën inateve të vogla, të tipit: më the e të thashë; s’më pe e të pashë; ika e ta lashë; s’ma le, po ta lashë; jemi vetëm sa duke kënaqur shijen tonë bazike për informim dhe aspak thellimin që kërkon formimi. (më tepër…)
Snobët e kulturës
Snobët e kulturës
Pierluigi Battista
Më parë akuzonin romanet, sot videolojrat dhe tabletët. Por progresi është një osmozë
Mario Vargas Llosa, një nga shkrimtarët bashkëkohorë më të shenjë dhe, me meritë, më të njohur, disa shekuj më parë do të ishte konsideruar një shkrimtaruc që ka qëllim minimin e pastërtisë së Kulturës së Madhe. Në librin e vet të fundit La civilta dello spettacolo (Einaudi) Vargas Llosa shkrepëtin kundër ligësive të kulturës së masës, tall atë tërësi zakonesh të degraduara që përkufizojnë në mënyrë apokaliptike demokracinë kulturore të përbërë “ekskulzivisht nga filma, programe televizive, videolojra, koncerte rrok, pop dhe rrep, video dhe tablet”. Praktikisht kolegët e tij romancierë në Europën e Tetëqindës konsideroheshin në të njëjtën mënyre: disa dështakë, sabotatorë të qytetërimit tonë. Ndryshojnë shenjestrat e sharjeve, por ankesa mbi shëmtitë e demokracisë kulturore, ajo nuk ndryshon kurrë. (më tepër…)