Qark & Qarkull

Hyrje » Qark & Qarkull

Arkiva Kategorie: Qark & Qarkull

Borxhi grek, valuta europiane dhe inflacioni

Borxhi grek, valuta europiane dhe inflacioni

Pothuajse të gjithë NUK e kuptojnë arsyen themelore përse Greqia nuk “del dot vetë” apo nuk “e zgjidh dot vetë” krizën, në të cilën është futur vetë dhe me ndihmën e eurokratëve.
Arsyeja është se qeveria greke nuk shtyp dot para, pra nuk e inflacionon dot valutën që përdoret më së shumti në Greqi… dhe që është valuta e quajtur euro. Euroja është valuta e BE dhe kontrollohet nga BQE, që është Banka Qëndrore Europiane
(Për ata që nuk e dinë se çfarë funksionesh ka një BQ, dhe nëse i ka të mira apo të kqija këto funksione, unë nuk i shpjegoj dot me këtë postim të shkurtër. Por po them vetëm se konceptin e Bankës Qëndrore e gjeni ndër 10 pikat e manifestit komunist të z. Karl Marks.)
Nëse grekët do të kishin monedhën e vet – dhe kjo është arsyeja përse Greqia do të dilte nga përdorimi i valutës së përbashkët Euro – qeveria greke do ta inflaciononte atë, duke e zhvlerësuar. Sa më shumë dhrami do të shtypte qeveria greke për të paguar borxhin, aq më shumë do të binte vlera e këtyre dhramive jo vetëm në krahasim me valutat e tjera, si psh me lekun, apo me euron, por do të blinte fuqia blerëse e atyre që do të zotëronin këtë valutë. Pra do të binte fuqia blerëse e grekëve të thjeshtë. Dhe sa më pak valutë të kesh në dispozicin aq më e madhe do të jetë vjdhja që qeveria i bën vlerës së valutës kur e inflacionon atë. [Qeveria mund ta inflacionojë valutën edhe në raste të tjera, si psh kur robt kërkojnë gjëra falas, apo kur kërkojnë projekte të cilat nuk ua mban xhepi, vetëm sepse ndonjë burkokrat qeveritar u thotë se është në interesin kombëtar, apo se do të japi shtysë ekonomisë…]

P.S: Fakti që grekët nuk inflacionojnë dot euron, por duhet t’i luten BQE-së për borxh/kredi [siç po bën qeveria shqiptare aktualisht, por siç ka bërë edhe ajo e kaluara] nuk është doemos gjë e mirë, në terma ab solut. Thjeshtë ndryshon aktori i lojës.

Për ata që nuk e dinë, ka një ndryshim themelor mes termit valutë dhe termit para. Kjo e fundit e ruan vlerën e vet në terma afatgjatë dhe nuk mund të manipulohet thjeshtë nga qeveritë. Ndërsa valuta, qoftë në copa letre pa vlerë apo në formë digjitale (pa e ngatërruar me bitcoinin sepse ka një teknologji specifike nga pas) mund të inflacionohet nga qeveritë për qëllimet e tyre…

Mund të vazhdojë më tej ndonjë ditë tjetër…

I mbrojtur: Përse Ardian Vehbiu kërkon të baltosi Ismail Kadarenë?

Kjo lëndë mbrohet me fjalëkalim. Për ta parë, ju lutemi, jepni më poshtë fjalëkalimin tuaj:

Përralla e Norvegjisë progresiste

Përralla e Norvegjisë progresiste

nga Matteo Marini 

E majta e adhuron Norvegjinë. Është një vend progresist, para së gjithash. Komiteti që emëron fituesin e çmimit Nobel për paqen është norvegjez. Për më tepër ajo konsiderohet një walfare state, një Shtet asistencial, social, mbase deri edhe socialist.
Në vitin 2011 hyrjet e saja fiskale[i] shkonin në 42,5% të PBB – baraz me atë italian – ndër më të lartët në botë. Në fund, Norvegjia e mund Italinë (si dhe SHBA-të) në kategori të ndryshme ekonomike. Madje, është një nga vendet më të pasura në botë. Në vitin 2011, PBB pro capite ishte[ii] ~10,6% më i lartë se ai i Shteteve të Bashkuara dhe ~73,4% më i lartë se ai italian. Jo vetëm: në 2013, borxhi publik shkonte në 30,1% të PBB[iii]; yni [italiani] në 133% të PBB.

Pra, e majta e adhuron Norvegjinë sepse mund t’ia përplasi në fytyrë (liberal)konservatorëve: është një Shtet me taksim të lartë, megjithëse është më i pasur se ne. Dhe, nga viti 1990 e më vonë, ekonomia e saj është rritur me të njëjtin ritëm të asaj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shumë më shpejtë se ajo italiane[iv]. Pavarësisht kësaj, raporti i saj borxh/PBB është më pak se një e katërta e tonit [italianit]. Pra, një “mrekuli norvegjeze”?

Le të përpiqemi të kthehemi disi me këmbët në tokë. Para së gjithash, Norvegjia ka një popullatë prej 5,1 milionë banorësh[v], apo pothuaj të njëjtën me atë të Siçilisë (5 milionë) dhe pak më shumë se gjysma e asaj të Lombardisë (9,9 milionë). Për më tepër, rreth 4 nga 5 norvegjezë banojnë në qytetet dhe zona urbane, dhe pothuaj 1 norvegjez në 5 banon në zonën urbane të Oslos[vi], kryeqyteti – ndërsa, duke konsideruar zonën metropolitane të Oslos, që shtrihet shumë më larg kufijve të komunës, në kompleks kihet një popullatë prej 1,5 milionë banorë, pra ~29% e të gjithë popullatës norvegjeze.

Por ndoshta dy grafikët e mëposhtëm (burimi: Dipartimenti i Energjisë USA[vii]) mund të na shpienë në ndonjë intuicion mbi shkaqet e suksesit ekonomik të Norvegjisë.

Norway_Oil_

Oil_Prices_

Bie fjala se suksesi i norvegjisë në dhjetëvjeçarët e fundit ka mirë-përkitur me dy shpërthime: atë të prodhimit të naftës në detin e Veriut, dhe atë të çmimeve të naftës. Ta quash Norvegjinë “”Arabia Saudite e Europës” do të ishte një ofendim: në vitin 2007, Arabia Saudite ka prodhuar rreth 135 fuçi nafte pro capite[viii]; Norvegjia, mbi 200 fuçi pro capite. Edhe në një shkallë absolute, Norvegjia është një eksportuese jo e vogël nafte[ix]: ajo është eksportuesja e nëntë më e madhe e naftës në botë – më shumë se Kuwaiti, se Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara, për shembull. Dhe mbani mend se popullata e saj totale është më e vogël se ajo e kryeqytetit të Arabisë Saudite (Riyad, ~ 5,2 milionë banorë).

Shumëzoni ritmet e fundit të prodhimit me çmimin e naftës, dhe do të përftoni rreth 6.250 dollarë pro capite në vit në 2001, dhe 13.500 dollarë në vitin 2011. Nafta ka qenë çudibërëse për Norvegjinë. Dhe ku e merr e mira, e ëmbël Norvegji progresiste këtë naftë? Nga shpimi në det të hapur. Pjesa më e madhe e naftës së saj është përftuar duke bërë shpime në detin e Veriut. Po, pra, nëpërmjet të ashtuquajturave “shpime offshore”. Por nuk mbaron me kaq: emetime CO2 nga lëndët djegëse fosile[x]. Nga 1990 në 2011, emetimet italiane janë zvogëluar me 11,1%, ndërsa ato të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë rritur me 8,6%. Po ato norvegjeze? Rritur me 34,7%.

Norvegjisë i pëlqen t’u japë mësime të tjerëve se si të jenë qytetarë të mirë të botës. Ndërkohë, Shteti norvegjez bën male me para duke nxjerrë naftë nga shpimet, duke shitur naftë, dhe duke zotëruar një shumëkombëshe të madhe të naftës. Dhe, ndërsa pjesa tjetër e Europës redukton gjurmën e vet të karbonit, Norvegjia e rrit.

Por ja edhe një sekret tjetër të vogël mbi Norvegjinë: relativisht duke folur, nuk është edhe aq “socialiste”. Shteti norvegjez shpenzon 43,9% të PBB[xi]. Njëkohësisht, Shtetet e Bashkuara “liberiste” shpenzojnë 41,6% të PBB; Italia 49,8%; Greqia 51,9%; Franca 56,1%. jo vetëm? Nga 1992 në 2008, Norvegjia i ka shkurtuar shpenzimet e veta publike me 16 – gjashtëmbëdhjetë – pikë përqind, duke kaluar nga maksimumi historik me 55,8% të PBB në rekordin negativ të 39,8%[xii]. Ah, kurthi i rreptësisë!

Në fund, një scoop të fundit: sistemi fiskal norvegjez[xiii] është regresiv, jo progresiv. Në fakt në vitin 2005, 10% më i pasur fitonte 28,9% të të ardhurave, por pagonte vetëm 27,4% të taksave. Sistemi italian i taksimit është shumë më progresiv: 10% më i pasur fiton 35,8% të të ardhurave, por pagon 42,2% të taksave.

Progresistëve dashurues të Norvegjisë nuk u pëlqen të bëjnë publicitet për këto pjesë të politikave norvegjeze: hollim i shteit, taksa regresive – as edhe flat -, përkatësi me “klubin e shumëkombësheve të mëdha të naftës”. Kështu që, sipas versionit më popullor, Norvegjia qenka një Shtet i mrekullueshëm socialist ekonomia e të cilit – siç nuk dihet – shkon më së miri.

E mirë, provojmë të përmbledhim çelësat (e vërtetë) të prosperitetit norvegjez:
1) Një popullatë tepër e vogël dhe kryesisht homogjene nën profilin etnik, gjeografik, fetar etj.
2) Të bërit shumë shpime nafte offshore në mënyrë që të kthehesh në një nga eksportuesit më të mëdhenj të naftës në planet, si dhe më i madhi në absolut në terma pro capite – dhe gjithçka në një periudhë kur çmimet e naftës janë pesëfishuar.
3) Të lësh të rritet gjurma e vet e karbonit me ritmin më të shpejtë të Europës, një ritëm katërfish krahasuar me atë amerikan.
4) Reduktimi i shpenzimeve publike pothuaj në nivelin amerikan, një nivel më i ulëtse ai i pjesës më të madhe të Europës.
5) Një sistem fiskal më shumë se sa flat: të pasurit paguajnë më pak se jo-të pasurit.

Dhe, ndërsa ne flasim për trena me shpejtësi të lartë, energji diellore, energji eolike etj., hidhini një sy sajtit të Statoil ASA[xiv] – kompani nafte ndërkombëtare që ka mbërritur në 36 vende – për të parë se në çfarë investon Shteti norvegjez, aksionist maxhorance[xv] i Statoilit me një kuotë prej 67%.

Më bindët: “le të bëjmë si Norvegjia”.

Matteo Marini (theFielder.net)

Përktheu: Robert Haku

i http://epp.eurostat.ec.europa.eu/cache/ITY_OFFPUB/KS-DU-13-001/EN/KS-DU-13-001-EN.PDF
ii http://www.indexmundi.com/facts/indicators/NY.GDP.PCAP.PP.KD/compare?country=no#country=it:no:us
iii https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2186rank.html
iv http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/4/45/Gdp_accumulated_change.png
v http://www.ssb.no/en/befolkning/statistikker/folkendrkv/kvartal
vi http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_urban_areas_in_Norway_by_population
vii http://www.eia.gov/
viii http://www.nationmaster.com/country-info/stats/Energy/Oil/Production/Per-capita#2007
ix https://www.cia.gov/library/publications/the-world-factbook/rankorder/2242rank.html
x http://www.iea.org/publications/freepublications/publication/CO2EmissionsFromFuelCombustionHighlights2013.pdf
xi http://www.heritage.org/index/explore?view=by-variables
xii http://www.tradingeconomics.com/norway/government-spending-to-gdp
xiii http://taxfoundation.org/blog/no-country-leans-upper-income-households-much-us
xiv http://www.statoil.com/en/Pages/default.aspx
xv http://www.statoil.com/en/InvestorCentre/Share/Shareholders/Top20/Pages/default.aspx