Qark & Qarkull

Hyrje » Margaret Thatcher

Arkiva Kategorie: Margaret Thatcher

Të punohet dhe të konkurrohet

Ç’supershtet, të punohet dhe të konkurrohet (do të thoshte Thatcher)

U desh një politikan konservator britanik, si ministri i Jashtëm William Hague, për të rishpluhurosur dhe azhornuar mantran që ishte e qeverisë angleze të Margaret Thatcher (1979-1990) – “Merrni biçikletën, dhe gjeni një punë”- dhe pohuar, kundër çdo errësire vetngushëlluese, se në krizë të plotë të rinjtë duhet të mveshin mëngët, të udhëtojnë, të studiojnë dhe punojnë, për t’u kthyer mëpastaj në atdheun e vet dhe për ta përmirësuar.

Të guxosh më shumë se kaq, në këtë Europë shumë qaramane, duket e pamundur, në mos hasni drejtpërdrejtë ndonjë që ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Thatcherit dhe deri shkruesi i fjalimeve të saj: “Hague ka të drejtë – thotë John O’Sullivan në një bashkëbisedim me il Foglio – por eshtë edhe shumë reduktiv. Të gjithë duhet të punojnë fortë dhe të bëjnë sakrifica, jo vetëm të rinjtë, për të rikrijuar kushtet ekonomike që mendonin se ishin të siguruara vetëm pesë vite më parë”. Për sa i përket të rinjve, mund të thuhet që “për ‘ta sfida është edhe më e konsiderueshme: duhet të mendojnë edhe të kursejnë për të patur një pension, sepse rritja e dobët e popullatës nuk mund të sigurojë sigurimet e tyre shoqërore”.

Nëse duhet të jetë “grusht i hekurt”, pra, atëherë le të jetë për të gjithë. Për ta mbështetur është njohësi më i mirë i mendimit të Zonjës së Hekurt angleze. O’Sullivan në fakt ka shkruar për Thatcherin disa nga diskurset e saj më të mprehta, dhe sot është akoma në kontakt me të, personazhin politik që në Europë thirret më shpesh në këtë periudhë ngërçi reformator.

John O'Sullivan

John O’Sullivan

“Liderët europianë kërkojnë ta imitojnë për suksesin që ka patur mbi të gjitha në fushën ekonomike; mori një vend afër falimentimit dhe e transformoi në ekonominë e katërt të botës”, kujton O’Sullivan, mysafir dje në një kuvendim të organizuar nga Instituti Bruno Leoni në Milano.

Por projekti Thatcherian është i vështirë për t’u replikuar sepse në lojë është konsensusi politik, dhe ajo që mungon sot në të djathtë sikundër në të majtë është  kurajua për t’u prishur me sfera të tjera fuqie: “Gjatë viteve grupe të ndryshme presioni kanë përftuar privilegje që duan të mbrojnë dhe që nuk janë domosdoshmërisht në linjë me nevojat e konsumatorëve dhe qytetarëve – shpjegon O’Sullivan – në këtë mënyrë ekonomia kristalizohet gjithnjë e më shumë për shkak të mbrojtjes së zellshme të avantazheve të përftuara, në vend që të piketohet mbi një ambient prodhues më efiçient. Të konsrastosh këto privilegje do të prodhonte konflikt shoqëror por nuk ekzistojnë reforma strukturore, për shembull mbi punën, nëse nuk jemi të gatshëm t’i përballim”.

Thatcheri e dinte se beteja do të ishte e ashpër, që do të duhej të binste pothuaj të gjithë për idetë e saja edhe me menyrat e forta. E thoshte edhe në 1975-n, përpara se të bëhej kryeministre, në cilësi të liderit të konservatorëve anglezë, kur në atë epokë O’Sullivani e ndiqte si gazetar (përpara se të shkonte të jetonte në Alabama dhe të bëhej editorialisti kryesor i revistës National Review, siç bën sot). Të përcjellësh këtë diskurs në ditët tona do të thotë, shpjegon O’Sulllivan, të dallosh mes sigurisë së punës dhe mundësisë së punës, “job security” dhe “job opportunity”: “Nuk shërben t’i thuhet njerzve ‘mund ta kesh punën tëndet derisa të duash’ por më tepër:’ka një mundësi për të përmirësuar vetveten dhe gjendjen tënde’, duke hedhur bazat për të krijuar sa më shumë vende të mundshme, sipërmarrje, dhe të inkurajosh investimet. Bëhet fjalë për të kuptuar se avantazhet e këtij procesi do të jenë në afat gjatë shumë më të mëdha krahasuar me frikën dhe konservimin e thjeshtë të vendit”.

Nëse sot do të duhej të uleshit të shkruanit me Thatcherin një diskurs për liderët europianë, çfarë do të thoshit? “Mendoj se Thatcheri do të donte ta inkurajonte Europën të zhvillojë një mendësi sipërmarrëse pa e shtyrë akoma edhe më lartë shkopin e mbrojtjes sociale. Sepse sa më shumë ngrihet, më shumë do të jetë e vështirë për të patur rritjeekonomike në të ardhmen. Së dyti – hipotizon O’Sullivan – do të thoshte që tu besohhej më pak vendimeve të qëndërzuara të marra në Bruksel. Në të kunëdrt do të donte të theksonte  kompeticionin mes vendesh si në terma të mbrojtjes sociale si të taksimit:  që çdo vend të ketë nivelin e mbrojtjes sociale të dëshiron, të lartë për shembull në Francë, më të ulët në Britaninë e Madhe, por në fund, në bazë të rezultateve, që të fitojë ai që ka gjetur formulën më të mirë për të balancuar nivelin optimal të mbrojtjes me taksimin”. Ndërsa deri më tash, e mbyll O’Sullivan, “Europa nuk ka funksionuar si një pol konkurrues por më tepër si një kartel mes qeverive që e ka ngushtuar konkurrencën në këto pika të agjendës ekonomike”.

Alberto Brambilla, © il Foglio Quotidiano
Përkthimi shqip, © Robert Haku