Qark & Qarkull

Hyrje » Qark & Qarkull » Borxhi grek, valuta europiane dhe inflacioni

Borxhi grek, valuta europiane dhe inflacioni

Shkruaj adresën tënde të e-mailit për t'u abonuar tek "Qark & Qarkull" dhe për t'i marrë njoftimet për postimet e reja me e-mail.

Bëhuni tok me 4 pajtimtarë të tjerë

Të Drejtat e Autorit

Etiketa

21 Janari Alfonso Berardinelli Alfred Lela Apokatastaza Ardian Vehbiu Arthur Conan Doyle Arthur Scargill Asketizmi Asocime politike Autonomia Bashkimi Europian Biopolitika Bioreligjon Blerta Hyska Borxhi publik Brigadat e Kuqe Britania e Madhe Corriere della Sera CPAC Cui Prodest Deficit spending Demokracia kulturore Demokracia perëndimore Denigrimi ideologjik Diskursi politik Donald Sassoon Do t'ju groposim! Edi Rama E djathta Ekonomia Ekonomia e tregut Enver Hoxha Etatizmi Etika Evis Nasto Fashizmi Fatos Lubonja Filozofi French Theory Fukuyama Fuqia shtetërore Gazeta MAPO Giorgio Agamben Gulagu Hegelizmi kulturor Hrushovi Humanizmi Ideologjia kapitaliste Il Foglio Independentizmi Individi Intelektuali Ismail Kadare Italia John O'Sullivan Keynes Komunizmi Konkurrenca Konservatorizmi Krenari Nacionale Krishtërimi Kriza e kapitalizmit La civilta dello spettacolo La cultura degli europei Laura Bazzicalupo Leo Strauss Letër nga ferri Letërsia Levi Strauss Liberal demokracia Liberalizmi Liberalizmi klasik Luc Ferry Luis Buñuel Makiaveli Margaret Thatcher Marksizmi Maurizio Ferraris Meglio bastardi che asserviti Michael Hardt Michel Foucault Mishërimi Morali Morali në politikë Ngërçi verbal Nikolo Makiaveli Nomenklatura komuniste Orientalizmi Otomanizmi Papunësia Partia Republikane Pauper Zero Pax irlandese Personalitete franceze Pierluigi Battista Planifikimi shtetëror Politika Politikanët Politizimi Postmodernizmi pseudo-intelektualizmi Purgatori Puristët e kulturës Përgjegjësia personale Përkthim Përkujtime Përthim Qenia Sociale Qytetaria Qytetërimi perëndimor Ramiz Alia Rand Paul Revolucioni thaçerian Robert Hak Robert Haku Roger Scruton Rreziqet e tregut të egër Rritja ekonomike Sali Berisha Senatori Rand Paul SHBA Shekullarizmi Sherlock Holmes Shpenzimi publik Shpirti i botës Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shteti Shtypi shqiptar Shtypja e monedhës Sigurimet shoqërore Silvio Berlusconi Sindikatat Sipërmarrja Snobët e kulturës Socializmi Sovraniteti monetar Stalinistë Statalizmi Teoria Tregu i lirë Truizma Trushplarja UTV Vargas Llosa Vaçe Zela Vendet e punës Veset publike Victor Hugo Virtytet private Zonja e Hekurt

Borxhi grek, valuta europiane dhe inflacioni

Pothuajse të gjithë NUK e kuptojnë arsyen themelore përse Greqia nuk “del dot vetë” apo nuk “e zgjidh dot vetë” krizën, në të cilën është futur vetë dhe me ndihmën e eurokratëve.
Arsyeja është se qeveria greke nuk shtyp dot para, pra nuk e inflacionon dot valutën që përdoret më së shumti në Greqi… dhe që është valuta e quajtur euro. Euroja është valuta e BE dhe kontrollohet nga BQE, që është Banka Qëndrore Europiane
(Për ata që nuk e dinë se çfarë funksionesh ka një BQ, dhe nëse i ka të mira apo të kqija këto funksione, unë nuk i shpjegoj dot me këtë postim të shkurtër. Por po them vetëm se konceptin e Bankës Qëndrore e gjeni ndër 10 pikat e manifestit komunist të z. Karl Marks.)
Nëse grekët do të kishin monedhën e vet – dhe kjo është arsyeja përse Greqia do të dilte nga përdorimi i valutës së përbashkët Euro – qeveria greke do ta inflaciononte atë, duke e zhvlerësuar. Sa më shumë dhrami do të shtypte qeveria greke për të paguar borxhin, aq më shumë do të binte vlera e këtyre dhramive jo vetëm në krahasim me valutat e tjera, si psh me lekun, apo me euron, por do të blinte fuqia blerëse e atyre që do të zotëronin këtë valutë. Pra do të binte fuqia blerëse e grekëve të thjeshtë. Dhe sa më pak valutë të kesh në dispozicin aq më e madhe do të jetë vjdhja që qeveria i bën vlerës së valutës kur e inflacionon atë. [Qeveria mund ta inflacionojë valutën edhe në raste të tjera, si psh kur robt kërkojnë gjëra falas, apo kur kërkojnë projekte të cilat nuk ua mban xhepi, vetëm sepse ndonjë burkokrat qeveritar u thotë se është në interesin kombëtar, apo se do të japi shtysë ekonomisë…]

P.S: Fakti që grekët nuk inflacionojnë dot euron, por duhet t’i luten BQE-së për borxh/kredi [siç po bën qeveria shqiptare aktualisht, por siç ka bërë edhe ajo e kaluara] nuk është doemos gjë e mirë, në terma ab solut. Thjeshtë ndryshon aktori i lojës.

Për ata që nuk e dinë, ka një ndryshim themelor mes termit valutë dhe termit para. Kjo e fundit e ruan vlerën e vet në terma afatgjatë dhe nuk mund të manipulohet thjeshtë nga qeveritë. Ndërsa valuta, qoftë në copa letre pa vlerë apo në formë digjitale (pa e ngatërruar me bitcoinin sepse ka një teknologji specifike nga pas) mund të inflacionohet nga qeveritë për qëllimet e tyre…

Mund të vazhdojë më tej ndonjë ditë tjetër…


Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: