Qark & Qarkull

Hyrje » Ekonomi » Liberalizmi, mbirregullimi dhe rasti i Greqisë

Liberalizmi, mbirregullimi dhe rasti i Greqisë

Shkruaj adresën tënde të e-mailit për t'u abonuar tek "Qark & Qarkull" dhe për t'i marrë njoftimet për postimet e reja me e-mail.

Bashkojuni 5 ndjekësve të tjerë

Të Drejtat e Autorit

Etiketa

21 Janari ADN Alfred Lela Ardian Vehbiu Art Arthur Scargill Astronautë Astronomi Bashkimi Europian Blerta Hyska Brigadat e Kuqe Britania e Madhe CPAC Cui Prodest Darvinizmi Social Deep Time Demokracia perëndimore Denigrimi ideologjik Dhimbja Dinosaur Do t'ju groposim! Edi Rama E djathta Efekti Lucifer Efekti Spektator Eksperimenti i burgut të Stanfordit Enver Hoxha Etika Europa Report Evis Nasto Evolucioni Evolucioni Darvinian Evolucioni i njeriut Fantashkencë Fashizmi Fatos Lubonja Filma Filma fantastiko-shkencorë Film review Filozofi Fosile Fukuyama Gazeta MAPO Gjenetikë Gulagu Hrushovi Humaniteti Humanizmi Ideologjia kapitaliste Il Foglio Individi Individi si tekst Influenca e keqe humaniste Ismail Kadare Italia Jane Elliott Jurassic Park Kapitalizmi Klonimi Komunizmi Konformizmi Konservatorizmi Krenari Nacionale Kriza e kapitalizmit Kulturë (letrare) Kulturë shkencore Leo Strauss Letër nga ferri letërsi-filozofi Levi Strauss Liberal demokracia Liberalizmi Liberalizmi klasik Luc Ferry Makiaveli Margaret Thatcher Maurizio Ferraris Meglio bastardi che asserviti Mendja njerëzore Michael Chricton Milgram Mjekësi Morali Morali në politikë Muzafer Sherif Natyra Natyra njerëzore Ndjenja e pafuqisë Nikolo Makiaveli Nomenklatura komuniste Noxicepsion Orientalizmi Otomanizmi Partia Republikane Pauper Zero Pax irlandese Personalitete franceze Pierluigi Battista Plos One Politika Politikanët Politizimi Postmodernizmi pseudo-intelektualizmi Psikologji Purgatori Përballë Europës së ftohtë Përkthim Përkujtime Qark Qark & Qarkull Qarkull Qytetaria Qytetërimi perëndimor Ramiz Alia Rand Paul Revolucioni thaçerian Robert Haku Roger Scruton Sali Berisha Sateliti Europa Semeiotikë Semiologji Semiotikë Senatori Rand Paul SHBA Shekullarizmi Shenja Shkencë Shoqëria Shoqëria njerëzore Shtetet e Bashkuara të Amerikës Shtypi shqiptar Silvio Berlusconi Simptoma Sindikatat Sistem vlerash Socializmi Stalinistë Steven Pinker Studimi Monstër Tabula rasa The Bystander Effect Tregu i lirë Truri dhe Mendja Trushplarja UTV Vaçe Zela Zimbardo Çarls Darvin

Liberalizmi, mbirregullimi dhe rasti i Greqisë

Theodor Aleksiu

[Ç’farë është dhe çfarë nuk është liberalizmi…] 

Së pari do të doja të sqaroja çfarë është liberalizmi dhe veçanërisht çfarë nuk është ai.

Në një fjali, Liberalizmi është dashuria për lirinë. Asgjë më shumë dhe asgjë më pak. Dashuria për ekonomi të lirë, shoqëri të hapur, drejtësi dhe meritokraci.

Më interesante është se çfarë NUK është Liberalizmi. Në këtë pikë do të doja të theksoja se ata që akuzojnë liberalizmin, zakonisht ankohen për pronat që nuk kanë. Pra Liberalizmi nuk është rritja e taksave, nuk është ekzistenca e një bashkëpunimi të ngushtë midis oligarkëve dhe oligopoleve me shtetin (ky është korporatizmi), nuk është përqendrimi i pushtetit në duart e një pakice.

Shpesh lind pyetja se ku gjendet liberalizmi në programet e partive politike, nga e majta ekstreme në të djathtën ekstreme. Përgjigja është se Liberalizmi është jashtë këtyre programeve. Ai ka mundësinë të shikojë nga lart të gjithë këtë mjedis dhe të bëjë sugjerime politike të ideve dhe praktikave që mund të zbatohen realisht në çdo rast.

Prandaj, Liberalizmi ka tri dimensione:

Liberalizmi ekonomik, i cili është i shprehur nga hapja e tregjeve, liberalizimi i lëvizjes së njerëzve dhe mallrave, sipërmarrja e lirë. Liberalizmi social, në të cilin të gjithë njerëzit lindin të lirë dhe duhet të jetojnë të tillë, pa racizëm, margjinalizim etj. Më i rëndësishëm, dhe ndonëse më pak i spikatur është dimensioni i tretë i liberalizmit. Do ta quaja “Liberalizëm të Brendshëm”. Ajo është ndjenja e nevojës për liri që çdo njeri mbart brenda tij. Kjo ndjenjë që motivon për të përparuar, për të punuar, për të lëvizur dhe për të ndjekur çdo mundësi për liri. Është kjo ndjenjë që të gjitha regjimet totalitare përpiqen ta shkelin, por është dhe ajo vetëndjenjë që i rrëzon të gjitha këto regjime.

Le të flasim tani për mbirregullimin

Historikisht, mbirregullimi ndodh kur në pushtet janë qeveri totalitare, edhe pse në fillim kishte të bënte më shumë vetëm me taksat e tepërta. Kishte disa pasoja reale dhe të këqija. Për shembull, në kohën e perandorit Dioklecian tregohet se “Shqyrtimi i veprimtarisë ekonomike të njerëzve lindi nga burokracia e rëndë, e gjerë, e shtrenjtë dhe e korruptuar e Dioklecian-it. Për të mbështetur këtë burokraci – ushtrinë, gjykatat, punët publike, si dhe përfitimet – niveli i taksave arriti lartësi të tilla që njerëzit humbën motivimin për të punuar apo të fituar, dhe kështu filloi një konkurrencë ligjore erozive midis avokatëve, të cilët përpiqeshin për të gjetur mënyra për të shmangur taksat dhe juristëve, të cilët bënin ligje për të goditur në evazion fiskal. Mijëra romakë, për t’u shpëtuar taksave u larguan përtej kufirit për të kërkuar strehim mes barbarëve. Duke u përpjekur për të kontrolluar lëvizjen dhe të lehtësonte rregullimin dhe taksimin, qeveria shpalli dekrete që i mbante të lidhur fermerët me tokën e tyre dhe punëtorët me kompanitë në të cilat ata punonin derisa të paguheshin të gjitha borxhet dhe taksat. Falë këtyre masave, dhe të tjera si këto, lulëzoi bujkrobëria mesjetare (The Lessons of History, by Will and Ariel Durant).

Por çfarë është “mbi-rregullimi”?

Në bazë të fjalorit Collins: “Mbirregullimi është aplikimi i zgjeruar i rregullave dhe rregulloreve”.

Por, për cilët janë të dobishme rregullat e tepërta? Edhe pse duket se rregullat dhe ligjet mbrojnë të dobëtit, në fakt, rregullat e tepërta paraqesin probleme serioze për njerëzit e zakonshëm dhe biznesin e vogël dhe të mesëm, ndërkohë që ndërmarrjet e mëdha dhe oligarkët kanë ushtritë e avokatëve dhe gjithmonë gjejnë mënyra për të shpëtuar nga këto ligje dhe nëse është e nevojshme madje edhe t’i ndryshojnë ato. Kështu mbirregullimi u leverdis burokratëve, duke lënë të paprekur biznesmenët e mëdhenj dhe oligarkët, ndërkohë që goditen njerëzit e zakonshëm.

Dhe le të shkojmë tani në pjesën e dytë dhe të shohim situatën në Greqi dhe sesi mbirregullimi e çoi atë në krizë.

Sipas studimit të fundit nga OECD, në Greqi ka mbi 1000 rregullore lidhur me mbirregullimin! Dhe sipas një studimi tjetër të OECD-së, Greqia është vendi i parë i BE-së në lidhje me indeksin e tregut.

Le të shikojmë në tre shembuj mbirregullimin në Greqi.

“Kabotazh” është detyrim i kompanive të transportit (mallra ose njerëz), që një përqindje e caktuar e punëtorëve të tyre të janë qytetarë të vendit në të cilin ata e kryejnë aktivitetin e tyre. Kjo shkaktoi probleme në Greqi në industrinë e lundrimit, pasi asnjë nga kompanitë e mëdha të transportit detar ose kroçere që bëjnë udhëtime turistike në Mesdhe nuk e plotësojnë këtë rregullore, kështu portet greke nuk mund të pranonin asnjë anije! Tregues i dëmtimit afatgjatë te turizmi grek nga ky rregull është fakti se heqja e kabotazhit solli vetëm gjatë vitit të parë, në portin e Igumenicës, një port rajonal, 26 kroçere, duke sjellë rreth 12 000 njerëz!

Një shembull i dytë, dhe me një anë qesharake, është liberalizimi i transportit. Logjika e biznesit thotë se çdo ndërmarrje që ka mjete transportues të mund të transportojë sende të biznesit nga qyteti A në qytetin B dhe në kthim kamioni do të mund të transportojë artikuj të një pale të tretë, me pagesë ose jo, nga qyteti B në qytetin A.

Kjo është një logjikë e thjeshtë, por jo në shtetin grek, pasi kjo veprimtari e fundit është e ndaluar, edhe pse kjo është një kosto që do t’i ngarkohet pa arsye kompanisë dhe më pas konsumatorit.

Por memorandumi i nënshkruar nga qeveria greke e detyroi atë të lejojë transportin dhe të shfuqizojë këtë rregullore. Me heqjen e kësaj rregulloreje, kompani të ndryshme të makinave me qira reklamonin mundësinë e marrjes me qira të një furgoni dhe kryerjen e transporteve me të. Shteti grek dy muaj pas miratimit të këtij ligji votoi një rregullore, e cila thoshte se nga njëra anë mund të merrje lirisht me qira një kamion të vogël për transport, por me një periudhë minimale të qirasë për 2 vjet!

Shembulli i tretë dhe i fundit është rasti i famshëm i liberalizimit të profesioneve të “mbyllura”. Profesione të mbyllura janë ato të cilat për t’i ushtruar duhet të ndiqen rregulla të ndryshme, duke marrë licencat, leje etj. Ndër këto profesione janë edhe ato të floktores, të klounit në festa për fëmijë, guidë turistike etj! Besoj nuk ka nevojë të them asgjë më shumë

Një prej mendimtarëve të preferuar të mi liberalë, ish-presidenti amerikan, Thomas Jefferson thoshte: “Shteti i madh krijon shtetin e keq”. Duke thënë këtë, dua të mbyll fjalën time dhe ju falënderoj për vëmendjen tuaj.

 –

* Këshilltar Biznesi; Ekspert i Programeve të Bashkimit Europian; Anëtar i Aleancës Liberale. Fjala e mbajtur gjatë Forumit të Tiranës për Liri Ekonomike, organizuar në Tiranë nga Fondacioni për Liri Ekonomike

Burimi: Mapo.al


Lini një koment

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: